Bota

Ukraina po i shkëput marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, ia dorëzoi presidentit Volodymyr Zelenskyit propozimin për t’i prishur marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak se Rusia po furnizohet me dronë luftarakë iranianë.

Siç raportoi BBC-ja të martën, Kuleba u shpreh se Teherani zyrtar mban përgjegjësinë e plotë për shkatërrimin e marrëdhënieve me Ukrainën.

“Duke marrë parasysh shkatërrimet e shumta të shkaktuara nga dronët iranianë në infrastrukturën civile të Ukrainës, vdekjet dhe vuajtjet e shkaktuara për popullin tonë, si dhe në lidhje me shfaqjen e raporteve për furnizimin e vazhdueshëm të armëve nga Irani në Rusi, unë paraqes për shqyrtimin e presidentit të Ukrainës për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin”, u shpreh Kuleba.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Ministri ukrainas theksoi se niveli i marrëdhënieve me Iranin tashmë ka rënë maksimalisht.

“Ky është tashmë një nivel përtej të cilit mund të arrihet vetëm ndërprerje e marrëdhënieve diplomatike”, tha ai në një konferencë për media.

Kuleba iu bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që t’i vendosin sanksione Iranit për ndihmën që ia po ia bën Rusisë “për të vrarë ukrainas”.

“Sanksionet e rrepta kundër Iranit janë një çështje veçanërisht urgjente tani që ne shohim raporte për synimet e palës iraniane për të transferuar raketa balistike për përdorim kundër ukrainasve. Veprimet e Iranit janë poshtërsi dhe gënjeshtra që ne nuk do t’i tolerojmë, sepse Irani i bëri të gjitha këto veprime duke na thënë në të njëjtën kohë se është kundër luftës dhe nuk do të mbështesë asnjërën nga palët me armë”, theksoi tutje.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Sipas tij, Ukraina nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim anti-iranian, por që ky shtet, sipas Kulebas, është bërë bashkëpunëtor në agresionin ndaj ukrainasve.

“Nëse Irani ndalon furnizimin me armë për Rusinë, ne do të flasim për rivendosjen e të gjithë kompleksit të marrëdhënieve”, shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *