Lajme

(Video) Abazi: Rama pjesë e një rrjeti të Ballkanit që mbahet gjallë nga struktura ekonomike, politike, kriminale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pjesë e një rrjeti politik kriminal në Ballkan, duke shtuar se fjalimi i tij në Këshillin e Evropës e ka dëmtuar rëndë interesin e Kosovës.

“Janë tri arsye, e para Rama nuk e njeh se kush është Vuçiqi, më shumë besoj që Rama është pjesë e një rrjeti politik të Ballkanit i cili po mbahet gjallë nga strukturat ekonomike financiare të cilat kanë përfituar nga ekonomia e luftës dhe mandej kapitalin e njëjtë e kanë përdorur për privatizimin e astateve publike të Ballkanit perëndimorë dhe ky rrjet, ekonomik politik, në raste edhe kriminal vazhdon të sfidojë demokracinë në rajon. Fjalimi i Ramës në KE, edhe qëndrimi i tij për Ballkanin e Hapur e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë e dëmtojnë rëndë interesin e vendit tonë”, ka thënë Abazi në një konferencë për media të premten.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Abazi tha se nisma Ballkani i Hapur është në një vdekje klinike dhe procesi i Berlinit po riaktivizohet, duke e konsideruar këtë si një lajm fantastik.

Abazi kritikën e adresoi edhe te ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak.

“Ai as edhe për të mirë s’duhet të flasë sa i përket liberalizimit të vizave”, tha Abazi për Lajçakun, të cilin e akuzoi se i ka përdorur të gjitha mënyrat e mundshme, përfshirë edhe vizat, që të ushtrojë trysni mbi Kosovën.

“Fakti që dje ishte këtu në një vizitë të paparalajmëruar kur atje diskutoheshin vizat është gabim në mesazhin që jep kjo vizitë”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *