KryesoreOpinion/Aktualitet

8 vite nga aktet fashiste të tifozërisë serbe ndaj kombëtares shqiptare

Sindroma e supermacisë serbe në sport

Sfida mes Shqipërisë dhe Serbisë u ndez që në momentin kur UEFA shortoi në të njëjtin grup këto dy përfaqësuese. Kuptohej që kjo përballje nuk do të ishte si të gjithë të tjerat, madje shumë analistë e kundërshtuan këtë kombinim që në fillim duke theksuar se këto dy kombëtare nuk duhet të ishin pjesë e të njëjtit grup, megjithatë skuadrat e grupit ishin përcaktuar dhe takimet do të zhvilloheshin sipas rregullit. Përfaqësuesja shqiptare u nis drejt Beogradit 13 tetorin e vitit 2014 dhe klima armiqësore u pikas që në momentin kur futbollistët kuqezi zbritën në kreyqtetin e Serbisë.

Nën masa të forta sigurie autobusi me delegacionin kuqezi u nis drejt hotelit ku do të akomodoheshin. Më pas atmosfera u përkeqësua në momentin kur lojtarët e kombëtares sonë po i drejtoheshin stadiumit për të kryer stërvitjen e fundit, autobusi u godit me gurë përgjatë gjithë segmentit të rrugës, megjithatë zyrtarët e Federatës preferuan të mos ankimonin asgjë, duke qëndruar të fokusuar tek ndeshja. Më pas erdhi dita e paharrueshme, e martë 14 tetor. Përfaqësuesja kuqezi u nis drejt stadiumit “Partizani” e blinduar nga forcat e policisë dhe koret raciste “vritini shqiptarët” u dëgjuan që nga rrugët e Beogradit e deri në momentin kur lojtarët zbritën në fushë për të vëzhguar terrenin përpara ndeshjes.

Erdhi çasti i himneve. Aty ndodhi diçka që (nuk) parashikohej. Himni shqiptar u vërshëllye nga i gjithë stradiumi, por lojtarët e kombëtares vijuan ta këndonin edhe më shumë. Takimi filloi dhe serbët patën disa shanse, megjithatë kuqezinjtë u kthyen duke marrë më tej kontrollin e lojës, madje edhe rrezikuan portën e Stojkkoviç dhe aty huliganët serb ndoshta të frustruar nga paraqitja e mirë e shqiptarëve filluan të shfaqnin anën e errët. Fillimisht loja u ndërpre pasi Agolli e kishte të pamundur të ekzekutonte normalisht një goditje nga këndi, me stadiumin që vijonte të brohoriste “vritni shqiptarët”, “Vrit e ther, që shqiptari të shuhet”, etj.

Lexo më shumë  Knaus: Ka ende një rrugë të mirë përpara që Kosova të anëtarësohet në KiE

Më pas gjyqtari e ndali edhe një herë sfidën për një flakandë të hedhur në fushë.

Në atë moment mbi qiellin e stadiumit fluturoi një dron i cili valviste një flamur me simbolet shqiptare. Mbrojtësi Mitroviç e shkëput nga droni, me Xhakën dhe Lilën që ja marrin menjëherë nga duart.

Aty fillon edhe përplasja fizike mes futbollistëve, që sigurisht do të mbyllej vetëm me masa ndëshkimore nga gjyqtari, po të mos ishte për një huligan serb që i futur në fushë godet me stol Bekim Balajn. Pas tij pasuan edhe shumë të tjerë. Huliganët sulmuan Mavrajn. Xhaka nuk përmbahej dot, kurse kapiteni Lorik Cana u detyrua ta vë poshtë e ta godasë një huligan racist.
Çdo futbollist shqiptar u përball me lukuninë e tifozëve fashistë serb.

Policia serbe, se stjuartët jo se jo, nuk arritën të ndalnin turmën e zemëruar në stadiumin famëkeq “Partizani”.

Gjyqtari Atkinson bën me shenjë që skuadrat ti drejtohen dhomave. Por pa e ditur se në tunelin që të dërgon, aty lojtarët shqiptarë do të goditeshin në mënyrë të dhunshme nga huliganë serb, rojet e sigurisë që në vend që ti ndalonin bënin rolin e “Cheerleaderit”.

Zyrtarët e Federatës në dakordësi me futbollistët vendosën që aty nuk mund të luhej më duke i komunikuar gjyqtarit se pas dhunimit fizik e kishin të pamundur të zhvillonin një ndeshje normale futbolli. Në këtë moment filloi edhe kalvari i gjatë i betejës institucionale. Komisoni i Disiplinës dhe i Etikës pranë UEFA-s dha vendimin e parë që ishte sa absurd aq edhe i çuditshëm. Fitore në tavolinë për Serbinë për shkak të mospranimit nga ana e Shqipërisë për të vazhduar sfidën, por reduktim i tre pikëve në renditje për serbët për mosorganizim të duhur të ndeshjes. Çështja shkoi në apel, por as apeli nuk dha drejtësi, për të ardhur tek akti i fundit i kësaj sage të gjatë. 10 korrik 2015, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i jep 3 pikët Shqipërisë dhe i redukton 3 të tjera Serbisë. Mbyllet më në fund beteja e gjatë me drejtësinë që i shkoi asaj kombëtareje që e meritonte. Tashmë kemi një tjetër betejë përpara, por vetëm dhe eksluzivisht në fushën e lojës.
Shqipëria bëri histori duke u kualifikuar në Euro 2016, ku e mbylli këtë aventurë në vendin e tretë pas Francës dhe Zvicrës duke lënë pas Rumaninë. Historik ishte edhe goli i Armand Sadikut, i cili vulosi emrin e tij si të parin që shënoi për kombëtaren kuq e zi në një “Europian”.

Lexo më shumë  Pekini vendoset në Danub

“Ballist” Morina , autori i veprës “Autochthonous pati një kalvar të gjatë hetimesh, përndjekjesh dhe kërcënimesh, si nga shteti serb dhe tifozëria serbe, por edhe nga drejtësia kroate.

Gjithçka mund të veçojmë nga kjo ngjarje është se racizmi serb ashtu si në vitet 90, fushën e sportit e ka një tempull. Nga Zvezda e Arkanit në vitet 90 deri në lukuninë e “Partizani 2014” është e njëjta histori.

Nuk mund të mos përmendet se edhe sot e kësaj dite thirrjet raciste antishqiptare nga tifozëritë serbe vijojnë në çdo eveniment sportiv ndërkombëtar.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *