Lajme

‘Rusia jashtë Këshillit të OKB’, deputeti ukrainas ‘i zhgënjyer’ nga Rama

Oleksiy Goncharenko, anëtar i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme në Këshillin e Evropës, i kërkoi kryeministrit Edi Rama në Strasburg që të mbështeste përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se nuk ishte plotësisht i kënaqur me përgjigjen që mori nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e KiE lidhur me përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit.

Goncharenko tha se Ukraina pret një mbështetje më të madhe nga Shqipëria në këtë aspekt, ndërsa shtoi se vendimi në Këshillin e Sigurimit u takon të gjitha vendeve, qofshin të mëdha apo të vogla.

Lexo më shumë  Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake

“Pyetja ime ishte lidhur me Rusinë dhe për të dhënë siguri atë mund ta Bëjnë Kombet e Bashkuara, por Rusia po e përdor për t’u mbrojtur nga krimet e kryera në Ukrainë. Rusia nuk duhet të jetë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Kryeministri i Shqipërisë tha se nuk i takon Shqipërisë të vendosë për këtë si një vend i vogël që është, por ky është vendim që u takon të gjitha vendeve anëtare pavarësisht statusi të mëdha apo të vogla. Unë nuk besoj se ka vende të vogla në botë; të gjitha janë të mëdha në madhësinë e tyre”, tha deputeti ukrainas./Euronews Albania

Lexo më shumë  Siguria ushqimore në Shqipëri/ Vuksani: Ndërhyrja urgjente është domosdoshmëri, përgjegjësia po humbet në zinxhirin institucional

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *