Bota

Lavrovi kërkoi takim Biden-Putin, presidenti amerikan “i përgjigjet” me foton me qenin

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, deklaroi këtë të martë se Kremlini është i hapur me Perëndimin për bisedime në lidhje me luftën në Ukrainë.

Ai shtoi se Moska nuk do ta refuzojë një takim të mundshëm mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut amerikan Joe Biden, gjatë samitit të ardhshëm të G-20-ës në Indonezi.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Edhe pse Rusia ende nuk ka marrë një propozim serioz për të negociuar, Lavrovi theksoi se Moska do ta shqyrtojë  nëse e merr një të tillë.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se nuk i refuzojmë takimet. Nëse ka një propozim, atëherë do ta shqyrtojmë”, tha Lavrovi.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan, ka zgjedhur t’i përgjigjet simbolikisht kryediplomatit rus duke publikuar një fotografi me qenin në Twitter.

“Shoqëruesi më i mirë i takimeve”, ka shkruar Bideni në mbishkrimin e fotos në Zyrën Ovale në Washington.

Kujtojmë se Bideni disa muaj më parë deklaroi se Putini është një kriminel lufte dhe se kurrë më nuk do të zhvillonte një takim me të.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *