Lajme

A po manipulohet regjistrimi i shqiptarëve në Luginë? Bislimi e Mustafi alarmojnë ndërkombëtarët

Zv. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptar, Ragmi Mustafi, kanë alarmuar se po manipulohet me regjistrimin e popullatës në Medvegjë.

Reagimi i parë ka ardhur nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të martën e 11 tetorit, i cili ka kërkuar përfshirjen e OSBE-së në procesin e regjistrimit të popullsisë shqiptare që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, pasi sipas tij, kështu do të parandalohen manipulimet.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar përfshirjen e OSBE-së në procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevë.

“Agresivitet dhe pengesa selektive gjatë procesit të regjistrimit të shqiptarëve në Serbi. Veçanërisht në Medvegjë, ku janë vetëm tre komisionerë shqipfolës dhe që të gjithë janë vendosur në zona që nuk janë të banuar me shqiptarë. Është nevoja që OSBE-ja të përfshihet urgjentisht për të parandaluar manipulimet”, ka shkruar Bislimi.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Më tutje, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të Medvegjës që t’i përgjigjen regjistrimit.

“Akoma më urgjente është që të gjithë shqiptarët e Medvegjës të regjistrohen në mënyrë masive në javët në vijim”, ka përfunduar Bislimi.

Ndërkaq, në Serbi nga fillimi i muajit tetor ka filluar regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Lidhur me këtë çështje, edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi, e në veçanti ata të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që t’i përgjigjen pozititivisht regjistrimit të popullsisë që zgjat deri më 31 tetor.

“T’i përgjigjeni pasivizimit, duke regjistruar çdo shqiptar. Edhe ata që gjenden me banim të përkohshëm në diasporë dhe Kosovë. Të dëshmoni me vendosmëri që jeni aty”, është shprehur Kurti, përmes një videomesazhi, me fillimin e procesit të regjistrimit.

Pas Bislimit, sot, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror facebook ka reagur edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Mustafi ka thënë se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar monitorim ndërkombëtare dhe të pavarur të procesit të regjistrimit të popullatës në komunën e Medvegjës, për shkak mangësive dhe mosrealizimit në tërësi të normave mbi regjistrimin e popullsisë, pas refuzimit të kreut komunal të Medvegjës për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të shqiptarëve. 

Lexo më shumë  Hapet tenderi për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

“Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar monitorim ndërkombëtare dhe të pavarur të procesit në komunën e Medvegjës, për shkak të mangësive dhe mosrealizimit në tërësi të normave mbi regjistrimin e popullsisë. Pas refuzimit të kreut komunal të Medvegjës për t’i dhënë zgjidhje kërkesave tona dhe angazhimit të Misionit të OSBE-së, BE-së dhe Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” ka shkruar mes tjerash Mustafi.

Më tej, Mustafi ka numëruar problemet e hasura derimë tani gjatë prosesit të regjistrimit të popullsisë në komunën e Medvegjës, kur janë në pyetje shqiptarët. 

Mes tjerash si problematika numërohen numri i vogël i regjistruesve shqiptarë në komunën e Medvegjës, e që janë të angazhuar vetëm 3 shqiptar nga 21 regjistrues në total, më pas ka thënë se 2 nga regjistruesit që njohin gjuhen shqipe nuk janë të vendosur në vendbanimet ku popullata shqiptare ku është e koncentruar, dhe sipas informacioneve që ka KKSH, regjistruesit nuk janë duke e kryer regjistrimin sipas rregullave dhe sipas të dhënave që i japin respodentet.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, të publikuar në rrjetin facebook: 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *