KryesoreLajme

Spiunët rusë u ndihmuan nga një shqiptar me kodin “Harabeli i kuq”

2 shtetasit rusë dhe ai ukrainas që u arrestuan pasi tentuan të hyjnë në uzinën e Gramshit po qëndrojnë ende në qeli. Gjykata vendosi për ta masën e sigurisë “arrest me burg” për aq kohë sa do të zgjasin hetimet. Por detaje të reja kanë dalë së fundmi nga kjo dosje hetimore. Raportohet se shtetasit e huaj, të dyshuar si spiunë, janë ndihmuar dhe nga një shqiptar. Ky shqiptar identifikohet me nofkën “Krasnij Vorobej” që në shqip përkthehet “Harabeli i kuq”.

Sipas News 24, identiteti i këtij personi është mbajtur sekret nga hetuesit dhe nuk dihet se kush është. Dyshimet se “spiunët” kanë pasur ndihmë nga shqiptarët u ngritën pasi nga sendet e sekuestruara ishin dhe 6 telefona celularë. Aty ishin të regjistruar edhe numra shqiptarë. Po ashtu një prej kartave SIM të vendosura në celular ishte shqiptare.

Sipas të njëjtave burime, më 18 gusht shërbimi ushtarak u vu në dijeni për një makinë me targa ukrainase që po lëvizte në Gramsh. Mbetet e paqartë se përse këta shtetas të huaj që ishin në Shqipëri si turistë nuk u neutralizuan përpara se të hynin në territorin e Uzinës Mekanike të Gramshit.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Janë pikasur. Po, janë vërejtur nga strukturat tona edhe të inteligjencës. Agjencia jonë e inteligjencës ka qenë pranë ngjarjes. Ka qenë vazhdimisht e informuar që kur ka lindur dyshimi deri sa ka ndodhur ngjarja”, do të deklaronte ministri shqiptar i mbrojtjes Niko Peleshi në 21 gusht.

Hetimet

Mikhail Zorin, i diplomuar në një universitet të Teknologjisë Kimike në Moskë. Ai ishte zhvendosur prej një viti në Pragë. Aty kishte mësuar gjuhën dhe kishte fituar të drejtën për të bërë një master. Zorin ka një përgatitje të shkëlqyer fizike dhe ushtarake. Në momentin që u ndalua, dy ushtarët kanë hasur vështirësi ta neutralizonin. Kjo pasi ishte shumë i përgatitur fizikisht. Kur i janë vendosur prangat, 24-vjeçari rus ka bërë manovra duke i hequr ato.

Svetlana Timoveefa dhe ukrainasi Fedir Alpatov njihen si blogerë dhe janë pjesë e një subkulture të quajtur “Urban Explorer” apo “Urbex”. Ata janë të apasionuar për të vizituar dhe fotografuar godina të braktisura. Përfshi edhe objekte ushtarake të “Luftës së Ftohtë”.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Prej momentit të ndalimit ajo ndodhet në spitalin e burgut dhe jo në burgun e grave. Hetimet për tre shtetasit e huaj vijojnë dhe ata ndodhen ende në burg të akuzuar për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

“Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision, të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të përcaktuara” – thuhet në dosjen hetimore. “Secili nga tre spiunët që janë të kamufluar si blogerë, aventurierë, apo urbex tours, kishte rol të ndarë nga tjetri” – tha një burim News 24.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *