KryesoreLajme

Kim: Në Shqipëri ka media që financohen me para ruse e kineze

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim shprehet se në Shqipëri ka media të cilat financohen nga fondet ruse dhe kineze. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” kryediplomatja amerikane tha se rusët dhe kinezët punojnë pareshtur për të forcuar ndikimin e tyre në vendin tonë.

Ambasadorja Kim edhe pse pranoi praninë e finacimeve ruse dhe kinze në Shqipëri, nuk dha detaje konkrete se cilat media kanë marrë fonde ruse ose kineze. 

Lexo më shumë  Kush është Lupço Palevski, politikani pro rus i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup

Pjesë nga intervista

Pyetje: Dhe, a mendoni vërtet se në Shqipëri ka influencë ruse ose kineze? Ose përpjekje për të ndikuar?

Ambasadorja Kim: Rusët, kinezët dhe të tjetër janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndiokjnë…

Pyetje: Edhe këtu?

Ambasadorja Kim: Kështu mendoj.

Pyetje: Edhe në media?

Ambasadorja Kim: Po.

Pyetje: A keni informacion ose gjëra konkrete? Informacion konkret?

Ambasadorja Kim: Po.

Pyetje: : Mund ta ndani me ne?

Lexo më shumë  Caktohet data, ja kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Rusi! Putin i pakonkurrueshëm

Ambasadorja Kim: Jo.

Pyetje: Jo? Por ju i dini?!

Ambasadorja Kim: Po.

Pyetje: Edhe në media.

Ambasadorja Kim: Po.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *