Pedagogët në Tiranë në protestë: Rritje page, ose bojkotojmë mësimin
Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranës kanë dalë sot në protestë përpara godinës së universitetit, ndërsa kërkojnë rritje page.
Ata njëzëri kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor, nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre.
“Vetëm për pagën asgjë tjetër, duam pagën se të gjithëve u rriten, mjekësia u rritet, mësuesve e na del që samari është më i shtrenjtë se kali. Ne i nxjerrim studentët ata kanë dyfishin e rrogës tonë, hallall, po dhe ne duam pagën asgjë tjetër. Normal që do e ndërpresim procesin mësimor kemi që në 2005 pa rritje page. Ne duam pagën”, tha një laburant i Shkencave të Natyrës.
Rruga Press