Bota

Zelensky: Rusët i kanë kthyer shkollat dhe kishat në tualete

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim të rrallë për të nënvizuar tërheqjen “e turpshme” të Moskës nga kundërofensiva, sipas skynews.

“Ushtria ruse ka qenë në rajonin e Kharkiv për më shumë se pesë muaj. Dhe gjatë kësaj kohe, pushtuesit as që u përpoqën të bënin asgjë për popullin. Vetëm shkatërruan, vetëm privuan, vetëm morën, lanë pas fshatra të rrënuara dhe në disa prej tyre nuk ka asnjë shtëpi të padëmtuar.

Pushtuesit i kanë kthyer shkollat dhe kishat në tualete”, tha Zelensky.

Lexo më shumë  Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ai gjithashtu kritikoi forcat për sulmin me raketa në lumin Kryvyi: “Sulmet me raketa sot, raketat ruse që synojnë Kryvyi Rih, digën e rezervuarit Karachunivske, objektet që nuk kanë fare vlerë ushtarake, në fakt duke goditur qindra mijëra civilë të zakonshëm, është një tjetër arsye pse Rusia do të humbasë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *