Bota

Ushtria ukrainase futet edhe në Vovochansk, qytet që gjendet vetëm tri kilometra nga kufiri me Rusinë

Ushtria ukrainase është futur në Vovchansk, qytet ky në veri të rajonit Kharkiv, që gjendet shumë pranë kufirit me Rusinë.

Ky qytet në fakt gjendet vetëm tri kilometra larg kufirit me Rusinë, të cilin e kishte okupuar ushtria ruse në ditën e parë të pushtimit.

Ky lajm është bërë i ditur nga Rojat Kufitare të Ukrainës (SPSU) – duke publikuar edhe një video në rrjetin social Facebook.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm polak thotë se mbrojtja e krahut lindor të NATO-s kundër Rusisë mund të kushtojë mbi një trilion euro

“Vovchansk në shtëpi. Rojat kufitare hoqën mbeturinat e mbetura. Slava Ukraini”, kanë shkruar përbri videos së postuar.

Aty shihen ushtarët ukrainas duke u futur brenda objekteve që i shfrytëzonte ushtria ruse, dhe kishte mbishkrime propaganduese nga separatistët pro-rusë “Jemi me rusët, jemi një komb”.

Në anën tjetër, kryeministri ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se brenda 10 ditëve – pra nga fillimi i kundërofensivës kanë arritur të çlirojnë mbi 6 mijë kilometra katrorë, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen nga rajonet që i mbanin nën kontroll.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Belgjika paralajmërojnë Hungarinë për 'kalimin e vijës së kuqe' për shkak të vetos ndaj Ukrainës
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *