Lajme

Kurti në shtëpinë muze të familjes Qerkezi: Qëndresa e Nënës Ferdonije na mban të fortë të gjithëve

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vizituan shtëpinë muze të familjes Qerkezi. Aty u pritën nga Ferdonije Qerkezi, Nesrete Kumnova dhe përfaqësueset e organizatës  “Thirrjet e Nënave”.

Kurti ritheksoi se qeveria mbetet e përkushtuar për ndriçimin e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve.

Lexo më shumë  Serbë nga fronti në Ukrainë me mesazhe kërcënuese për Kosovën (Video)

“Baca Halim, Artani, Armendi, Ardiani dhe Edmondi janë emra që i njohim të gjithë dhe i mbajmë në zemër. Janë emra të vuajtjes e dhimbjes, të humbjes e pikëllimit, jo vetëm të Nënës Ferdonije, por të gjithë popullit dhe secilit qytetar”, tha Kurti.

Gjatë kësaj vizite u rikujtua edhe protesta e para 18 viteve, për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, gjatë së cilës kryeministri Kurti, atë kohë si protestues, u arrestua bashkë me përfaqësueset e organizatës “Thirrjet e Nënave”.

Lexo më shumë  Nuk ndalen paratë e drogës/ Euro në Shqipëri vazhdon rënien edhe në shtator, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve

Duke i falënderuar për qëndresën e tyre, kryeministri shprehu mirënjohje për angazhimin e nënave nga Gjakova, të cilat protestonin edhe për lirimin e të burgosurve nga burgjet serbe dhe që vazhdojnë aktivizmin e tyre, për të zbardhjen e fatit dhe të vërtetës për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *