KryesoreLajme

U godit me plumb gome në protestë nga policia, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur në sy gjatë protestave studentore në Tiranë, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.

Ndërhyrja e kryer nga profesori Stanislao Rizzo arriti të shpëtonte syrin e të riut. Megjithatë, rrugëtimi drejt rikuperimit të plotë do të vijojë, ndërsa mjekët do të ndjekin ecurinë e tij shëndetësore.

Lexo më shumë  Rama nuk i gënjen dot më studentët, pasi ata i kanë hequr vizën dhe as duan t’ia dinë se çfarë thotë

Vishkulli mbeti i plagosur në syrin e majtë pasi u godit me plumb gome gjatë protestave studentore në kryeqytet.

Fillimisht, ai mori trajtim mjekësor në Shqipëri, por për shkak të kompleksitetit të dëmtimit u dërgua në Itali për trajtim të specializuar.

Rruga Press

YouTube player