Lajme

Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe të martën në Prishtinë, para obeliskut për personat e pagjetur.

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, homazhe ka bërë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me familjarë të të zhdukurve dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Lexo më shumë  Kurti mbledh ambasadorët në Qeveri: Ta nisim procesin e integrimit të sistemeve të shëndetësisë dhe arsimit

Për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur janë paralajmëruar një sërë aktivitetesh.

Është hapur edhe një ekspozitë në qendër të Prishtinës me 35 fotografi të familjarëve me fotot e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Birn: Arratisja e Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në Shqipëri, në arrati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *