Bota

Shtabi ukrainas deklaron se sa sulme ruse u zmbrapsën

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës deklaroi se forcat ruse tentuan të përparonin në gjashtë drejtime, por u zmbrapsën të dështuar, raportoi BBC-ja të hënën.

Në drejtimin Slavyanks, rusët tentuan t’i përmirësonin pozicionet e tyre në drejtim të Bohorodchany dhe Dolyna por nuk patën sukses dhe u tërhoqën, njoftoi Shtabi të hënën.

“Në drejtimin Kramatorsk, një përpjekje të përparuar në drejtim të Ivano-Daryivkas, iu dështoi rusëve, pati humbje dhe arratisje. Në dretim të Bakhmutit, forcat mbrojtëse ukrainase e zmbrapsën ofensivën në drejtim të vendbanimeve Soledar, Vesela Dolyna, Bakhmut dhe Kodema”, thuhet në njoftimin e Shtabit.

Lexo më shumë  Gazetarët e RAI-t paralajmërojnë grevë kundër tendencave për censurë nga qeveria e Melonit

Trupat ukrainase u treguan të suksesshme edhe në Avdiivsk, Novopavliv e në Buzin Jugor.

Përparim rus thuhet se nuk pati as në rajonin e Khersonit, ku u zhvilluan sulme gjatë së hënës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *