Lajme

(Video) Këngëtari italian Fedez: Fjala e vetme që di shqip është ‘të ***** robt’, ia thashë kryetarit të Bashkisë të Tiranës

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e parë e festivalit të njohur “Sunny Hill”, i cili do të vijojë gjatë fundjavës. Në mesin e artistëve të huaj që interpretuan disa nga hitet e tyre ishte dhe reperi italian Fedez. Kjo ishte hera e parë që ylli italian performon në Shqipëri e mesa duket kjo do të mbahet mend gjatë. Themi këtë pasi ai ka treguar se në shqip di vetëm një fjalë e cila është sharje e këtë ia ka thënë edhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Lexo më shumë  Gërvalla në Vjenë për takimin e “Miqve të Ballkanit Perëndimor”

Teksa ndodhej në skenë, reperi zbuloi se fjala e vetme që di shqip është një sharje.

“E vetmja fjalë që di shqip është “Të q*fsha robt”. Ia thashë dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës” tha ai. Nuk dihet se si mund të ketë qënë reagimi i Veliajt në momentin që ka dëgjuar atë që iu tha nga Fedez.

Lexo më shumë  Kurti mori pjesë në takimet rajonale të Njësive për Inteligjencë Financiare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *