Evropa po përjeton thatësirën më të keqe në të paktën 500 vitet e fundit. Ndryshimi i terreneve dhe thatësira në lumenj, ka nxjerrë në pah shumë sekrete të fshehura përgjatë historisë.
Megjithatë veç Europës, temperaturat e larta kanë prekur të gjithë botën.
Në galerinë që shoqëron këtë lajm, shfaqen 8 zbulime që kanë dalë në sipërfaqe pas tharjes së lumenjve.
Anije luftarake naziste në Danub (Serbi) Një flotë luftanijesh naziste u shfaq përgjatë lumit Danub në Serb për shkak të rënies së nivelit të ujit si pasojë e thatësirës.
Gjurmët e dinosaurëve (Teksas, SHBA) Në Teksas, thatësira ka tharë lumin Paluxey, duke zbuluar gjurmë të dinosaurëve që janë fshehur për 113 milionë vjet.
The Dolmen of Guadelperal (Spanjë) I njohur si Stonehenge spanjoll, The Dolmen of Guadelperal u ekspozua sërish. Rrethi me gurë u zhyt në vitin 1963 për shkak të përmbytjeve.
Zbulimi i ishullit në Yangtze (Kinë) Me rënien e nivelit të ujit të Yangtze, një ishull i tërë është shfaqur, me tre statuja të lashta.
Bombë e Luftës së Dytë Botërore në lumin Po (Itali) Italia zbuloi një bombë të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore. Ekspertët e ushtrisë e shpërthyen bombën në mënyrë të sigurt.
Qyteti i humbur i Perandorisë Mitanni (Irak) Në Irak, një qytet i tërë nga epoka e bronzit është zbuluar në digën e Mosulit. Vendi arkeologjik daton rreth 3400 vjet më parë.
Gurët e urisë në lumin Rhein (Gjermani) Në Gjermani, të ashtuquajturit “gurët e urisë” janë shfaqur përgjatë lumit Rhine. Ato paralajmërojnë uri dhe kohë të vështira.
Skulptura të dinosaurëve të Pallatit Kristal (Mbretëri e Bashkuar) Në Pallatin Kristal në Mbretërinë e Bashkuar, vizitorët e parkut hasën skulptura të sapoekspozuara të dinosaurëve në liqenin e tij.
Rruga Press