Lajme

“Kështjella fluturuese” amerikane, të hënën mbi Sheshin Skënderbej

Dy bombardues amerikanë B-52 do të fluturojnë mbi territoret e anëtarëve të NATO-s në rajon, njoftuan autoritete amerikane.

Dy “fortesa fluturuese” amerikane, të vendosura aktualisht në bazën e Forcave Ajrore Fairford në Mbretërinë e Bashkuar, do të kryejnë fluturime të ulëta mbi Evropën Juglindore të hënën.

Qëllimi i këtij operacioni është të tregojë përkushtimin amerikan për sigurinë e aleatëve të NATO-s të vendosur në juglindje të Evropës, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Bombarduesit do të fluturojnë mbi ndërtesën e qeverisë në Shkup, sheshin Skënderbej në Tiranë, mbi bregdetin e Malit të Zi dhe mbi kalanë Lovrijenac në Dubrovnik.

Bombarduesit B-52 kanë qenë shtylla kurrizore e Forcave Ajrore të SHBA për më shumë se 60 vjet, sipas faqes së tyre zyrtare të internetit.

Ata janë 48.5 metra të gjatë, kanë një hapje krahësh 56.4 metra, peshojnë rreth 83 tonë dhe kushtojnë rreth 84 milionë dollarë. Ata mund të fluturojnë në një lartësi deri në 15,000 metra, dhe ekuipazhi i tyre përbëhet nga pesë persona.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *