KryesoreLajme

E fundit/ Bie Qeveria e Dritan Abazoviqit në Mal të Zi

Me 50 vota për është votuar mocioni i mosbesimit të Qeverisë së Malit të Zi të drejtuar nga Dritan Abazoviqi. Mocioni ishte iniciuar nga partia e Millo Gjukanoviqit, DPS, pasi Abazoviqi kishte nënshkruar Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Seanca për shkarkimin e Qeverisë Abazoviq zgjati afro 13 orë, ndërsa pati debat të shumtë.

Është ende e paqartë nëse presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do t’ia jap të drejtën një shumice të re për të formuar qeverinë, apo nëse do të formohet një qeveri teknike që do të qëndrojë për pak muaj që të përgatitet vendi për zgjedhjet e reja.

Lexo më shumë  Ligji i Akademisë së Shkencave për përfitime personale/ Zhupa: Gati padia për në Gjykatën Kushtetuese

Në votim morën pjesë 51 deputetë. Përfaqësuesit e Frontit Demokratik dhe ata të listës E Zeza mbi të Bardhën dhe Partitë Popullore Socialiste dolën nga salla në momentin e votimit të mosbesimit.

Qeveria e Abazoviqit ishte e 43-ta e Malit të Zi. Abazoviqi ishte zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill.

Në fjalimin e tij të fundit Abazoviqi tha se shpreson sa më shpejt të formohet qeveria e re dhe se presidenti t’i japë mandatin dikujt nga “shumica e sotme” për të formuar kabinetin.

Në fjalimin e më hershëm Abazoviqi tha se “ose do të zhduket ai nga skena politike ose Millo Gjukanoviq”. Nga ajo se çfarë ndodhi duket se më shumë gjasa ka të ndodhë zhdukja e Abazoviqit nga skena politike dhe kjo për shkak të vendimit të tij për t’i lejuar Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe marrëveshjen e cila e cënonte rëndë sovranitetin e Malit të Zi.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

Abazoviqit iu deshën vetëm katër muaj që nga politikani i moderuar liberal, pozicion të cilin e ka pretenduar, të përfundojë në kryeministër të vendosur në shërbim të regjimit autoritar të presidentit serb Vuçiq dhe agjendës së shtetit serb në Mal të Zi.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *