Lajme

(Video) Muxhahedinët protestojnë para stendës në Panairin e Librit në Durrës

YouTube player

Hapja e Panairit Veror të Librit në Durrës është shënuar me një incident në qytetin bregdetar.

Një grup iranianësh të MEK, të cilët qëndrojnë në kampin e tyre në Manzë, u ngritën në protestë, gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Ata kanë protestuar para stendës së disa personave me pankarta në duar, ku kanë hedhur librat në tokë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Në lidhje me protestën kanë reaguar edhe zyrtarisht muxhahedinët e MEK, të cilët thonë se ato janë pjesë e një rrjeti spiunësh dhe terroristësh të lidhur me Gardën Revolucionare Iraniane.

Sipas MEK, rrjeti inteligjent-terrorist i IRGC dhe shërbimet e sigurisë të regjimit iranian vazhdojnë të veprojnë në Shqipëri./euronews

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *