Lajme

Kurti pas takimit me Stoltenbergun: Në një anë keni shtetin demokratik të Kosovës, në anën tjetër strukturat ilegale të Serbisë

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë mbajtur një konferencë të përbashkët në selinë e Aleancës Veri Atlantike në Bruksel.

Kurti në konferencën e përbashkët me Stoltenberg, tha se në njërën anë qëndron Kosova si shtet demokratik dhe në anën tjetër strukturat ilegale të Serbisë në veri raporton Gazeta Express.

“Në një anë keni shtetin demokratik të Kosovës dhe policinë profesionale dhe në anën tjetër keni struktura ilegale të Serbisë që kanë ngritur barrikada. Në këtë sens s’mund të ketë tolerim për krimin e organizuar. Policia jonë ka ndërmarrë 39 operacione ku kanë arrestuar dhjetëra kriminelë të grupeve kriminale, të të gjitha komuniteteve. Policia jonë nuk i zgjedh kriminelët në bazë të përkatësisë së tyre etnike. Neve na nevojitet përkrahja nga BE dhe NATO dhe nga shtetet perëndimore”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Në anën tjetër, Sekretari Stoltenberg tha se NATO në Kosovë është prezent me mbi 4 mijë trupa dhe janë të angazhuar për të parandaluar eskalimin e situatës.

“NATO është në Kosovë me mbi 4 mijë trupa kjo demonstron angazhim për paqe dhe stabilitet në Kosovë. Ne do të përmbushim mandatin e OKB-së në Kosovë. Pjesëtarët e NATO-s janë të pajisur dhe të ushtruar mirë. Ne kemi dëshmuar që ne mund rrisim patrullimet në veri dhe të rrisim numrin e pjesëtarëve. Veprimet tona do të jenë proporcionale dhe do të bëjmë çfarë është e mundur që të parandalojmë eksalimin e situatës”, tha Stoltenberg.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *