Bota

Stoltenberg në alarm për Zaporizhzhian: Rrezikohet incident bërthamor

Pushtimi i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia nga Rusia ka rritur rrezikun e një incidenti bërthamor në vend, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Zona përreth uzinës, e vendosur në rajonin jugor të Zaporizhzhia, ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi. Fabrika mbetet pranë vijës së frontit dhe është goditur nga predha disa herë në javët e fundit, shkruan The Guardian.

Lexo më shumë  The New York Times: Rusia synon të godasë infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Qytetet mund të mbeten pa ujë dhe ngrohje

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Stoltenberg tha:

“Kapja e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhisë nga forcat ruse përbën një kërcënim serioz për sigurinë e këtij objekti, rrit rrezikun e një aksidenti apo incidenti bërthamor dhe rrezikon popullsinë e Ukrainës, të vendeve fqinje dhe të komunitetit ndërkombëtar.”

“Është urgjente të lejohet inspektimi nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe të sigurohet tërheqja e të gjitha forcave ruse”, shtoi ai. 

Lexo më shumë  G7 hap rezervat strategjike, nxjerr deri në 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *