Më shumë se 4000 shqiptarë kanë kaluar Kanalin e ‘La Manshit’. Dailymail tregon taktikat e trafikantëve
Media britanike Dailymail nuk ndalon së bëri jehonë çështjes së emigrantëve të paligjshme që kalojnë kanalin e ’La Manshit’ për të hyrë në Britaninë e Madhe.
Në artikullin e fundit të saj kjo medie shkruan se më shumë se 4000 shqiptarë kanë arritur në Britaninë e Madhe përmes Kanalit deri më tani.
Ministrat britanik kanë frikë se ky numër do të rritet këtë më me mbërritjen e anijeve të vogla që do të thyej rekordin e vitit 2021, që ishte 28.500.
‘Përshkallëzimi i paprecendentë të ardhurve shqiptarë është për shkak të taktikave të reja nga bandat e trafikimit të qënies njerëzore në Ballkan dhe dobësive në ligjet e ‘skllavërisë moderne’ të Britanisë” janë shprehur burimet për Dailymail.
Sapo mbërrijnë në Britaninë e Madhe, shqiptarët pohojnë se janë trafikuar ose shfrytëzuar, duke e bërë më të vështirë largimin e tyre.
Një burim i afërt me Sekretaren e Brendshme Priti Patel tha:
‘Këtë vit kemi pasur 4000 njerëz nga Shqipëria që kanë ardhur tashmë. Po e shohim këtë rritje nga Shqipëria sepse paguajnë më shumë dhe u garantohet kalimi nga kontrabandistët ashtu siç nuk e kanë të tjerët. Njerëzit që vijnë në Britaninë e Madhe shpesh përpiqen të pengojnë largimin duke bërë një pretendim sipas ligjeve moderne të skllavërisë.’
Dje doli se 20,000 emigrantë që kanë kaluar Kanalin kanë arritur në tokën britanike këtë vit, një moment historik që nuk u arrit vitin e kaluar deri në fillim të nëntorit.
Kjo do të thotë se shqiptarët përbëjnë një në pesë nga ata që kalojnë Kanalin që nga fillimi i janarit.
Në një periudhë gjashtëjavore në qershor dhe korrik, 1,075 shqiptarë mbërritën me varka të vogla, zbuloi The Mail Sunday javën e kaluar.
Një pjesë e shqiptarëve përfundojnë duke kryer krime, duke mbushur burgjet e Mbretërisë së Bashkaur, shtoi burimi.
Një marrëveshje me Shqipërinë, e nënshkruar nga Miss Patel në korrik 2021, ka çuar në një rritje të numrit të kriminelëve të dërguar në shtëpi, me Ministrinë e Brendshme që aktualisht ka një fluturim për në Tiranë çdo javë.
Por fluksi i shqiptarëve që kalojnë Kanalin tejkalon numrin e atyre që kthehen nga Anglia.
Është mësuar shkruan Dailymail se Agjencia Kombëtare e Krimit po punon me policinë lokale në Shqipëri për të parandaluar njerëzit që shkojnë drejt Britanisë dhe po godet bandat e kontrabandës.
Reformat e Aktit të Skllavërisë Moderne 2015 ishin të pashmangshme, por u shtynë për shkak të konkursit të lidershipit konservator, shtoi një burim i brendshëm.
Shifrat zyrtare të javës së kaluar treguan se shqiptarët përbënin grupin më të madh që bën pretendime për skllavërinë moderne midis prillit dhe qershorit, me 1,130 aplikime.
Shifrat e publikuara dje nga Ministria e Mbrojtjes treguan se mbërritjet e këtij viti me varka të vogla arritën në 20,017 pasi 607 emigrantë u sollën në Dover të shtunën.
Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shifra ishte pak më shumë se 11,300.
Totali i këtij viti deri më tani nuk përfshin një numër të pakonfirmuar të mbërritjeve në Dover dje.