Si u bë Ervis Martinaj ndër më të kërkuarit e policisë, dëshmia e Nuredin Dumanit: 500 mijë euro për të hequr Doklen
Humb kontaktet me familjarët prej disa ditësh i shumëkërkuari i policisë Ervis Martinaj. Por si u bë Vis Martianj ndër më të kërkuarit e policisë?
Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Elbasan, i cili u vu në pranga pak muaj më parë dhe “ushtari” i tij Henrik Hoxhaj, janë bërë të penduarit e drejtësisë, duke zbërthyer 8 grupe të rrezikshme kriminale, që operonin në Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Mësohet se mes dëshmive, Dumani ka thënë se është paguar edhe nga Ervis Martinaj për të eliminuar fizikisht Endrit Doklen. Shifra që është paguar nga Martinaj për vrasjen e Dokles është 100 mijë euro, ndërkohë që i ishte premtuar 500 mijë euro gjithsej.
Kujtojmë se Endrit Dokle ka qenë numri 2 i Bandës së Durrësit dhe është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.
Pas dëshmive të Dumanit, SPAK lëshoi 32 urdhër arreste për të goditur grupet kriminale. Pas aksionit 12 masa u ekzekutuan. Ndërkohë, urdhër-arreste janë lëshuar për Ervis Martinajn, Suel Çelën, Kamber Mehajn, Talo Çelën dhe Sokol Sanxhaktarin.
Kujtojmë se Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua nga policia edhe për masakrën e 4 tetorit 2018. Ndërkohë në datën 2 maj 2019, Martianj u la i lirë me garanci pasurore 5 milion lekë.
Rruga Press