Lajme

Familja e Ervis Martinajt kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të, zbulohen detajet

Familja e Ervis Martinaj kallëzon në polici humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin e policisë. Kallëzimi është bërë ditën e djeshme nga Faik Martinaj, xhaxhai i 40 vjeçarit.

Burime për gazetaren Klodiana Lala thanë se xhaxhai i Martinaj pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, ndonëse Ervis Martinaj është për momentin një prej njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare.

Lexo më shumë  Tentuan kalimin ilegal të kufirit, pesë shtetas të Serbisë u shoqëruan në polici

Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.

Kallëzimi vjen pak kohë pas masakrës së ndodhur te mbikalimi i Fushës Krujës ku u ekzekutua kushëriri i tij Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Policia ka dështuar në disa aksione për arrestimin e Ervis Martinaj. Ndërkohë që në lidhje me pretendimin e familjes nuk dihet nëse është një inskenim nga ana e të shumëkërkuarit apo mund të jetë përpara një tjetër ngjarje të rëndë kriminale./Ballkan Web

Lexo më shumë  Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje për operacione evakuimi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *