Lajme

U nis para pak ditësh nga Odesa, mbërrin në Portin e Durrësit anija e parë ukrainase me 6 mijë ton grurë

Ka mbërritur në Portin e Durrësit anija me kapacitet rreth 6 mijë tonë e mbushur me grurë e cila u nis nga Ukraina.

Anija “cargo” e quajtur “Jaohar Ranim”, është nisur direkt nga Izmaili i Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa.

Ajo ka mbërritur sot në Portin e Durrësit në orën 08:37.

Mësohet se është ngarkuar me grurë më 28 korrik dhe është anija e parë që bën këtë rrugë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të këtij viti.

Lexo më shumë  Anëtarësimi në KE, Zulfaj: Presim që Shqipëria të jetë aktive

Sjellim në vëmendje se sulmi i Rusisë mbi Ukrainën shkaktoi probleme ekonomike në të gjithë botën, ndërsa furnizimit me grurë dhe lëndë të tjera nga Ukraina u ndërprenë për shkak të luftës. Së fundmi u arrit një marrëveshje Rusi-Ukrainë, e ndërmjetësuar nga Turqia, ku rezultoi që Ukraina të nisi sërish eksportin e mijërave tonë drithëra.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

Lexo më shumë  Osmani falënderuese ndaj USAID-it dhe Universitetit e Iowa-s për kontributin ndaj të rinjve në Kosovë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *