Lajme

Dasma shqiptare në një fshat të Prizrenit bëhet lajm në Reuters

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters ka shkruar për një dasmë shqiptare në fshatin Lubinjë e Ulët të Prizrenit, i cili banohet me boshnjakë. Martesa e Melsid Rexhepit me Melissa Guerrero nga SHBA-ja u bë temë në agjencinë e lajmeve me bazë në SHBA.

Amerikania Melissa Guerrero ishte e mahnitur kur mori pjesë në një dasmë tradicionale në vizitën e saj të parë në Lubinjë të Ulët afër qytetit të Prizrenit, në vitin 2013 për të takuar familjen e të dashurit të saj të shkollës së mesme dhe që ajo ëndërronte shumë që një të tillë ta bëjë edhe vetë.

Javën e kaluar Melissa, 30 vjeçe, e realizoi atë ëndërr. E veshur nga koka te këmbët me kostum tradicional, fytyra e saj e lyer me të bardhë me sprej të përpunuar dhe pika të kuqe, blu, ari dhe argjendi, ajo u martua me Melsid Rexhepin, i cili është nga një familje boshnjake në Kosovë, shkruan Reuters.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Ilaz Kodra ishte gardian i popullsisë civile nga regjimi gjenocidal i Serbisë

Melsidi ishte vetëm shtatë vjeç kur filloi lufta në Kosovë dhe familja e tij u shpërngul për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më tej, në shkrimin e publikuar nga Reuters, që i jep vëmendje traditës shqiptare në dasma, thuhet se “teksa Melissa përgatitej për ceremoninë e dasmës, muzika e fortë e daulleve binte ndërkohë që një grua e moshuar lyente fytyrën e saj, një proces që zgjat rreth dy orë gjatë së cilës nusja nuk mund të hapë sytë, të flasë me askënd ose të hajë ose pijë. Kuzhinierët që kishin therur një viç të madh përgatitën ushqim për një festë për qindra njerëz”.

Lexo më shumë  Osmani i falënderon deputetët evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës

Për ardhjen e parë të saj në Kosovë foli edhe Melissa, e cila tha se “kur erdha për herë të parë në vitin 2013, isha dëshmitare e një dasme këtu dhe thjesht mendova se ishte kaq e pasur dhe kaq e veçantë dhe është diçka që nuk e kisha parë kurrë askund tjetër në botë” tha ajo, e cila është dizajnere grafike e lindur në Meksikë.

Megjithëse pikturimi dhe lyerjet e ngjashme të fytyrës, të cilat janë me origjinë pagane, mund të gjenden edhe në vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Rexhepi tha se dizajnet e fustaneve të nusërisë në fshatin e tij janë unike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *