Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë
Shqipëria
Deri në mesditë Shqipëria do të mbizotërohet nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonën e ulët, por kalime të lehta vranësirash do të ketë në zonat malore.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore.
Sipas MeteoAlb mbrëmja dhe nata rrikthejnë kthjellimet në një pjesë të mirë të territorit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjell në det dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosova
Kosova do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24_orëshit, ku në orët e para të ditës pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në vend.
Ndërsa pas mesdite gradualisht pritet të ketë theksim të vranësirave në të gjithë Kosovën.
Maqedonia e Veriut
Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë të jenë prezente në republikën e MV, duke bërë që paraditja të mbetet në dominimin e kthjellimeve. Ndërsa mesdita dhe kryesisht pasditja do të kenë kalime vranësirash të cilat nuk do të mund të sjellin rreshje në territor.
Rajoni dhe Europa
Skandinavia dhe Alpet e kontinentit Europian do të vijojnë të kenë vranësira të shpeshta të cilat do të mund të gjenerojnë reshje. Ndërsa pjesa tjetër e
kontinenti paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave, ku parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në Europën Jugore.
Rruga Press