Lajme

(FOTO) Kryeministri Kurti përfundon takimin me ambasadorin amerikan

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ambasadori Hovenier është parë duke u larguar nga ndërtesa e qeverisë. Ai nuk u pronocua për media.

Pas disa minutash u largua edhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin Bisnik Bislimi.

Këto takime po ndodhin tri ditë pas zhvillimeve në veri të vendit.

Lexo më shumë  Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje për operacione evakuimi

Një ditë, të dielen, para se të hynte në fuqi vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje të qytetarëve serb për në Kosovë, grupe të organizuara bllokuan rrugën në pjesën veriore të Kosovës, në Jarinje dhe Bërnjak.

Ndërsa Qeveria e Kosovës pas takimit me ambasadorin amerikan ka deklaruar se jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të reciprocitetit deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.

Lexo më shumë  Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit: Sulmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet

Ambasadori Hovenier dje ka shkruar se të dyja këto masa janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.



Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *