Lajme

“Evropën ose Rusinë”, Vuçiqit i shkon mesazhi i qartë nga Baltiku

Zëvendëskryeministri i Lituanisë, Artis Pabriks, në lidhje me zhvillimet në Veriun e Kosovës ka thënë se do të vijë një moment kur Serbia duhet të zgjedhë mes Rusisë ose Evropës.

“Nuk ka rrugë të mesme”, ka shkruar ai në Twitter.

E për shkak të zhvillimeve në Kosovë, ku grupet kriminale në veri organizuan bllokim të rrugëve, Pabriks thotë se “kjo do t’i bëjë skeptike shumë vende të BE-së për sa i përket perspektivës së Serbisë në Unionin Evropian”.

Të dielën nën nxitjen e presidentit Aleksandër Vuçiq, u bllokuan rrugët që çojnë në dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Lexo më shumë  Një qytetar në Shqipëri harxhon 29% të të ardhurave për ushqime

Kjo pasi më 1 gusht ishte planifikuar që të zbatohej reciprociteti në dokumente për serbët që hyjnë në Kosovë.

Por “alarmi i luftës” ishte e lëshuar e situata po tensionohej.

Më pas, me kërkesë të ambasadës amerikane, Qeveria e Kosovës e ka shtyrë vendimin për reciprocitet deri për në datën 1 shtator. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Dragashi përfiton mbi 1.8 milion euro për banim social, parashihen 42 njësi banimi
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *