Lajme

Abazoviqi akoma asnjë fjalë për ato që ndodhën në Kosovë

Për situatën në Veriun e Kosovës ka pasur reagime në Evropë dhe përtej Oqeanit Atlantik, ka reaguar edhe Federata Ruse e Bjellorusia, por jo edhe kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Të dielën Kosova e Serbia u përfshin në tensione kur po afronte afati për hyrjen në fuqi të vendimeve të qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumente.

Lexo më shumë  Kurti: 2.5 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re në Fushë Kosovë

Teksa Kosova u shfaq e vendosur për t’i çuar përpara vendimet e saj, Aleksandër Vuçiq nxiti strukturat e tij kriminale të vendosin barrikada nëpër rrugët që çojnë në pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak.

Dje reagoi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot Maqedonia e Veriut, por nuk pati reagim nga Kryeministri Abazoviq.

Këto vendime të reciprocitetit po dalin të jenë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Dokumenti/ Ku del emri i Ramës në përgjimet e dosjes Balluku

Abazoviqi kohëve të fundit ka tentuar të rregullojë raportet me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe – një kontest shekullor mes popullit serb dhe atij malazez – që në thelb ka edhe çështjen identitare mes këtyre popujve.

Rreth kësaj presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka shprehur kundërshtim dhe paralajmërim për shkarkim të mundshëm të Abazoviqit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *