Lajme

KFOR-i e përsërit se është i gatshëm të marrë masa për ta mbajtur Kosovën të sigurt

Misioni i KFOR-it e ka përsëritur se po monitoron edhe sot nga afër situatën në veri të Kosovës, bashkë me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Duke u thirrur nën mandatin e tij të OKB-së, KFOR-i, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë dhe se është i gatshëm të marrë masa për të mbajtur Kosovën të sigurt.

Lexo më shumë  Integrimi evropian dhe kostoja e lartë e jetesës në Shqipëri/ Hendeku mes çmimeve dhe të ardhurave mbetet i thellë

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e tij të OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, thuhet në shkrimin e KFOR-it në Twitter.

Edhe dje, gjatë kohës sa situata në pjesën veriore po mbretëronte e tensionuar, misioni i KFOR-it doli me një deklaratë të ngjashme, duke thënë se janë të gatshëm për intervenim në rast të përshkallëzimit të situatës së sigurisë. 

Lexo më shumë  Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *