Lajme

BE-ja reagon për situatën në Kosovë, e konfirmon ftesën për takim mes Kurtit e Vuçiqit

Bashkimi Evropian ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme në Kosovë.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano në një konferencë për media tha se palët duhet të qëndrojnë të qeta dhe të ndalet çdo veprim i pakoordinuar, që rrezikon stabilitetin.

“Të gjithë të përfshirët duhet të qëndrojnë të qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë dhe pengon lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë”, theksoi Stano. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se mënyra e vetme për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje është dialogu.

Lexo më shumë  Haxhiu fton në takim liderët e partive të martën

Ai shtoi gjithashtu se “BE-ja ka qenë dhe mbetet në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë dhe gjithashtu në koordinim me NATO-n, EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-në dhe synimi është zbutja e tensioneve”.

Në fund, përfaqësuesi i Komisionit tha se pasi Kosova pranoi kërkesën e përfaqësuesit të lartë të BE-së Josep Borrell dhe SHBA-së për shtyrjen e masave të planifikuara të reciprocitetit, Bashkimi Evropian ftoi të dyja palët të takohen në Bruksel për të gjetur zgjidhje për çështjet që i shqetësojnë dhe për të shmangur tensionet në të ardhmen

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *