Lajme

Deputeti maqedonas në mbështetje të serbëve

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka shprehur mbështetje për serbet e Kosovës.

“Mbështetje për serbët e shtypur në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Apasiev.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Ndryshe, Apasiev në Maqedoni njihet si mbështetës i Rusisë dhe kundërshtues i politikave të vendit për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ai gjithashtu ka deklaruar se nëse vjen në pushtet, do të angazhohet për shfuqizimin e njohjes së Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *