Lajme

Reagim nga Presidenca: Rusia po mbështet plotësisht veprimet përshkallëzuese të Vuçiqit në veri të Kosovës

Zyra e Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës, të dielën pasdite.

Shefi i Stafit të Presidentes, Blerim Vela, ka thënë se barrikadimi i rrugëve në veri po bëhet me urdhër direkt të Presidentit serb, Aleksandar Vuciq.

“Me urdhër direkt të Vuçiqit, strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë kanë vendosur barrikada në disa rrugë në veri. Kjo është përpjekje flagrante për minuar sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shtuar ai.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Fakte për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Për ditë të tëra Vuçiq promovoi narrativë të rreme se serbët po persekutohen nga institucionet. Sot në orën 16, Petkoviq ia transmetoi urdhrin e Vuçiqit, Radoiçiqit (i sanksionuar), strukturuesit të paligjshëm të Serbisë filluan të ngrenë barrikada”.

Tutje theksoi se Rusia po mbështet plotësisht veprimet përshkallëzuese të Vuçiqit në veri të Kosovës.

“Vuçiq qartazi ka vendosur t’i qëndrojë besnik zotërisë së tij në Kremlin”.

“Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, për më tepër po i bën një nder Putinit duke krijuar tensione në Kosovë”, tha Vela.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *