(Video) Njësi të shumta policore të Kosovës nisen drejt Mitrovicës
Disa njësite policore të qyteteve të ndryshme të Kosovës janë nisur për në Mitrovicën e Veriut.
Një numër i madh i njësiteve policore tashmë janë nisur, për të siguruar rendin në veri të vendit, aty ku situata veçse është e tensionuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për reciprocitet për targa të automjeteve dhe për mjetet e identifikimit.
Disa njësite policore, janë nisur nga qyteti i Gjilanit, disa të tjera janë parë në fshatin Milloshevë.
Më herët nisi dhe bllokimi i rrugëve me barrikada në pjesët kufitare veriore ka filluar nga serbët lokalë.
Kjo si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës, i cili parasheh zëvendësimin e targave në targat zyrtare të Republikës së Kosovës, e i cili do të hyjë në fuqi nga e hëna e një gushtit.
Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë edhe rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.
Po ashtu, në Rudarë të Zveçanit, është vendosur një bllokadë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë.
Qytetarëve me letërnjoftime të Serbisë do t’u dorëzohet një dokument në hyrje dhe dalje nga vendi, ngjashëm siç ndodh me qytetarët e Kosovës kur futen në territorin e Serbisë.
Rruga Press