Lajme

Kryeministri Kurti i reagon Petkoviqit lidhur me deklaratat për Asocacionin

Kurti i reagon Petkoviqit pasi tha se nëse Kosova fillon reciprocitetin e targave, do të nis formimi i Asociacionit

Kryeministri Albin Kurti, ka folur pasi drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, kërcënoi se serbët do të fillojnë formimin e Asociacionit, në rast që nuk tërhiqet vendimi për reciprocitetin për targat.

Si kundërpërgjigje, Kurti ka thënë se nuk i duket e shëndetshme për demokracinë nëse citojmë deklaratat nxitëse që vijnë nga Beogradi.

Kreu qeveritar shtoi se qytetarët serbë në Kosovë nuk po i kërkojnë që ta zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin, që Kosova dhe Serbia kanë arritur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Lexo më shumë  Hoti: Serbia nuk po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Kryeministri po ashtu përmendi vendimin e Kushtetueses për Asociacionin.

“Për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e ka thënë qëndrimin e qartë Gjykata Kushtetuese, peticioni i qytetarëve dhe në anën tjetër, në zyrën time, ajo çfarë mund t’iu them, nuk ekziston asnjë letër e asnjë qytetari serb të Kosovës që thotë ‘zbatoje Asociacionin’. Asnjë. Për çdo javë marr letra nga qytetarët serbë, por asnjëra nuk është për Asociacionin””, tha Kurti.

Tutje deklaroi se si kryeminsitër, iu përgjigjet vetëm qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Andaj besoj që duhet ta kemi parasysh se kushtetutshmëria dhe ligjshmëria edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nga dhjetori i vitit 2015, por gjithashtu edhe interesi publik i yni, nuk e imponon me domosdoshmërinë destabilizuese të Beogradit temën e këtillë në Kosovë”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Kosova dhe Serbia më 2013 kanë arritur Marrëveshjen fillestare për Asociacionin, ndërkaq më 2015 palët kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e Asociaicionit.

Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese gjeti se 23 pika të marrëveshjes ishin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, që tha se mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Serbia insiston që të zbatohet Marrëveshja për Asociacionin, ndërkaq kryeministri Kurti vazhdimisht është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *