Banesat e rindërtuara nga tërmeti, të pabanueshme: S’ka ujë
Lagjet e reja të ndërtuara në Bubq për banorët e prekur nga tërmeti, brenda një viti janë kthyer në të pabanueshme. Qindra banorë të kësaj zone prej 6 muajsh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, edhe pse për këtë projekt u investuan miliona euro. Por duket se problemi vjen jo vetëm nga abuzimet me fondet e rindërtimit, por edhe nga milionat e çuara dem për projektet e furnizimit me uje
Pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama do të realizonte shoun e radhës, duke gënjyer qytetarët e Krujës se do të kishin furnizim me ujë falë ujësjellësit të ri me një investim prej 314 milionë lekësh të reja.
Por një vit më pas, qytetarët jo 24 ujë që nuk kanë, por në rubinetet e tyre, prej një muaji nuk ka asnjë pikë ujë.
Jo vetëm qyteti i Krujës që vijon të ketë probleme, por edhe lagjja e rindërtuar për banorët e prekur nga tërmeti në Bubq vuan mungesën e ujit në rubineta. Duket se miliona euro të investuara për rindërtimin, veçse e kanë kthyer këtë në një lagje të pabanueshme, ku prej 6 muajsh nuk as ujë në rubineta.
Por në ato raste kur uji i pijshëm vjen, ai sërish është problem për shumë banorë të kësaj lagjeje. Disa prej banesave të ndërtuara kanë probleme me kanalizimet e ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza, të cilat futen në ambientet e brendshme duke shkatërruar mobiljet.
Por edhe pse nuk kanë ujë, Bashkia e Krujës në vend që t’i japë një zgjidhje ka kërcënuar banorët se do të gjobiten nëse vendosin depozita, sepse u prishin bukurinë shtëpive. E përballë mungesës së zgjidhjes, këta banorë, pjesa më e madhe invalid e të sëmurë, janë të detyruar që të blejnë ujin në botet që e kanë kthyer këtë hall në biznes fitimprurës.
Rruga Press