Lajme

Kryeministri Kurti thërret Këshillin e Sigurisë së Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se të dielën do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, për siç thotë ai, të sigurohen se gjithçka do të shkojë mirë me çështjen e ndërrimit të targave të serbëve në Kosovë dhe për dokumentet e përkohshme që do t’u jepen qytetarëve serbë që hynë në territorin e Kosovës.

Në konferencë për shtyp të shtunën nga Aeroporti “Adem Jashari”, Kurti u shpreh se duhet t’i keni parasysh të gjitha rreziqet pasi thotë se ka kriminel që duan ta sfidojnë shtetin.

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

“Mbledhje të Këshillit të Sigurisë do të kemi me krerët e autoriteteve të sigurisë dhe me disa ministra. Do të diskutojmë për çështjet që mund të na shfaqen e të cilat duhet t’i kemi parasysh. Ka kriminel të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme që nuk i pëlqen ligjshmëria e kushtetuta dhe dëshirojnë ta sfidojnë shtetin. Kjo mbledhje është organizuar për të shikuar masat që janë planifikuar të merren që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet për të zbatuar vendimin e Qeverisë”, ka thënë ai.

Nga 1 gushti qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje në të të gjitha pikat kufitare, një masë të ngjashme të cilën tash e sa vjet e aplikon Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës.

Po ashtu nga 1 gushti fillon regjistrimi i veturave që posedojnë targa ilegale që të kthehen në targa RKS.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *