KryesoreLajme

Kurti: Vuçiq po shfaqet si president i frikësimit dhe i kërcënimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti serb Aleksander Vuçiq po shfaqet si president i frikësimit dhe i kërcënimit, e që sipas tij, këto nuk janë vlera të mira evropiane.

Kurti edhe një herë u shpreh i gatshëm për dialog “kurdo që thërret Brukseli”, duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të Vuçiqit që tha se s’dialogon përderisa në krye të Qeverisë do të jetë Albin Kurti. 

“Më 19 korrik është dashur të takohemi në Bruksel me presidentin serb. Unë kam qenë i gatshëm, por pala tjetër nuk ka qenë. E kanë shtyrë takimin për një muaj. Presidenti serb po shfaqet si president i frikësimit dhe i kërcënimit. Për t’u integruar në BE, është e domosdoshme t’i lëmë frikësimet dhe kërcënimet dhe të orientohemi ka vlerat e mira evropiane, kah sanksionet e Rusisë, dhe ballafaqimi me të kaluarën. Jam i bindur se në Serbi ka gatishmëri dhe interesim të tillë. Kreu shtetëror më shumë paraqitet si pengesë sesa si lehtësues. Gjithsesi, ne jemi gati kurdo që të na thërrasë Brukseli për një takim të mirëorganizuar”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin ministror të BE-së për 20-vjetorin e zgjerimit

Kurti e quajti të shkëlqyer dhe shumë të frytshëm vizitën e tij dhe të presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takuan me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *