Bota

Bisha amerikane e ajrit zbret në Poloni

Bisha amerikane e ajrit ka mbërritur në Poloni. Për të treguar se e kanë seriozisht mbrojtjen e aleatëve, amerikanët kanë sjellë në Evropë avionin e tyre më të avancuar, që nuk ia shesin askujt, F-22 Raptor.

Shumë vende të botës kërkojnë ta blejnë këtë avion amerikan të gjeneratës së pestë, mbretin e ajrit, por deri më tani amerikanët nuk ia kanë shitur askujt.

Që në vitin 1998 amerikanët ishin të shqetësuar se teknologjinë e tyre ajërore për avionët F-22 mund ta merrnin kinezët apo rusët, ndaj e ndaluan me Kongres shitjen e kësaj serie.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka rrëzuar të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia

Sot, për shkak të luftës në Ukrainë, amerikanët e kanë dërguar avionin e tyre në Poloni, për të treguar se janë krah aleatëve të NATO-s në këtë luftë.

Më herët, vetë presidenti amerikan Biden do të thoshte nga Polonia se Rusia nuk duhet as ta çojnë nëpër mend që të prek qoftë edhe 1 centimetër katror të një vendit të NATO-s.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

Amerikanët janë duke bërë plane për të përforcuar krahun lindor të NATO-s, ndërsa gjermanët dhe francezët, si aleatë të fortë të NATO-s, kanë dërguar armatime dhe trupa.

Komanda ajërore e NATO-s, në lajmin për dërgimin e avionit F-22 Raptor në Poloni shkroi se ky dislokim është shprehje e qartë e përkushtimit të NATO-s për gatishmërinë në mbrojtje të aleatëve dhe për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *