Lajme

Vuçiçi: Nuk kam çfarë të dialogoj me Kurtin, për sa kohë ai është kryeministër

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk ka çfarë të dialogojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për sa kohë ai do të qëndrojë në krye të qeverisë.

“Kërkoj nga fuqitë që e mbrojnë të na ndihmojnë, ta frenojnë e ta mbushin mend Albin Kurtin”, theksoi ai.

Sipas tij, nuk ka gjë as nga dialogu në Bruksel.

Lexo më shumë  Walker dokumenton në libër masakrën e Reçakut, Kurti: Dëshmi e krimeve të luftës

“Në Bruksel nuk ka dialog derisa të jetë Kurti, njeriu ka vendosur të mos dialogojë”.

Më herët gjatë një deklarate, Vuçiç shprehu shqetësimin për vendimin e qeverisë së Kosovës, në prag të zbatimit të reciprocitetit për targat, që fillon më 1 gusht.

Vuçiqi tha se është “i gatshëm të shkojë çdo herë për bisedime, por se sipas tij, nuk di për çfarë të flasë.

Lexo më shumë  Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Ka folur edhe për kërkesën e Perëndimit që Serbia t’i vë sanksione Rusisë.

Përsëriti se nuk do ta bëjë këtë.

Gjatë ditës së enjtes, për të disatën herë, kryeministri i Kosovës Kurti akuzoi Vuçiqin për dështim të takimit të planifikuar për 19 korrik. Kurti tha se Vuçiqi me qëllim edhe po e vonin krijimin e Qeverisë në mënyrë që të mos i vë sanksione Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *