Lajme

100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA/ Biden: Krenarë dhe i lumtur për bashkëpunimin tonë

Presidenti i Amerikës Joe Biden, ka uruar shqiptarët në 100 vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-në, përmes një videomesazhi, ku shprehet i lumtur dhe krenar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimim me shqiptarët. Video-mesazhi i kreut të Shtëpisë së Bardhë u dha në një event që po mbahet në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lexo më shumë  Tjetër e arritur e rëndësishme, Distria më e ranguara prej të gjithë xhudistëve në botë

Ndër të tjera Biden solli në vëmendje ndihmën që Shqipëria po i jep Ukrainës në luftën kundër Rusisë apo edhe strehimin e afganëve përgjatë viteve të luftës.

“Teksa festojmë marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë jam i lumtur për bashkëpunimin tonë.Sot Shqipëria dhe ShBA janë aleatë në NATO dhe ne shikojmë në të ardhmen SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shqipërinë për të ndjekur rrugën drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria është gjithashtu mbështetëse e luftës në Ukrainë dhe dua të falenderoj njerëzit në Shqipëri për këtë mbështetje e për mikpritjen e tyre dhe do të vazhdojmë të mbajmë marrëdhëniet me ju të forta, të luftojmë të keqen për të ardhmen e fëmijëve tanë.”, tha Biden.

Lexo më shumë  Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *