Lajme

​Mali i Zi në krizë politike, Abazoviqi: Marrëveshja me kishën serbe të nënshkruhet në gusht

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq deklaroi se qeveria ka vendosur për një qasje gjithëpërfshirëse në procesin e nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe dhe theksoi marrëveshja mund të nënshkruhet në muajin gusht.

Sipas tij, komisioni që do të merrej me këtë akt nuk funksionoi, për shkak se tre anëtarët e propozuar nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç refuzuan të marrin pjesë.

,,Mendoj se pasi të vazhdojë procesi i paraqitjes së mendimeve, mund të presim që të jetë në fillim, në mes apo në fund të gushtit, nuk kemi rënë dakord për ato detaje, por është një proces që e kemi çuar në fund“, tha Abazoviqi.

Lexo më shumë  Ministri Aliu njofton për themelimin e Task-Forcës së Gjelbër

Mali i Zi është në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe. Partia e Milo Gjukanoviqit ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviq. Qeveria mund t’i nënshtrohet një mocioni mosbesimi në të ardhmen, pasi disa prej aleatëve të tij kanë deklaruar se nuk e mbështesin më.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani përball Vuçiqit, nis seanca për Kosovën në OKB

Një ditë më parë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq u shpreh në një intervistë se Dritan Abazoviqi do të gjykohet nga votuesit, historia, por edhe gjykatat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *