Bota

Lufthansa do të anulojë pothuajse të gjitha fluturimet nga Gjermania sot

Transportuesi kombëtar gjerman, Lufthansa, ka thënë se do të duhet të anulojë pothuajse të gjitha fluturimet në qendrat e saj vendase në Frankfurt dhe Muenich të mërkurën për shkak të një greve të planifikuar të stafit, që është një problem shtesë për shkak të fluturimeve të anuluara në të gjithë Evropën, raporto AFP.

“Ndërprerja njëditore e punës e kërkuar nga sindikata e fuqishme gjermane Verdi do të ketë ‘pasoja të mëdha’ “, ka thënë Lufthansa në një deklaratë të martën.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Më shumë se 1000 fluturime do të anulohen, gjë që do të prekë rreth 134 mijë pasagjerë.

Lufthansa do të duhet të anulojë pothuajse të gjithë orarin e fluturimeve në qendrat e saj të Frankfurtit dhe Muenichut për të mërkurën. Nuk mund të përjashtohet një efekt negativ në disa fluturime të planifikuara për të enjten dhe të premten.

Greva, e cila do të zgjasë nga e mërkura deri të enjten, vjen pasi stafi i aeroportit po kërkon rritje më të madhe pagash sesa ajo që ka ofruar deri tani Lufthansa.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Lehtësimi i masave epidemiologjike ka rritur kërkesën dhe ka rritur fluksin e fluturimeve, por për shkak të mungesës kronike të stafit, pasagjerët përballen me anulime fluturimesh, pritje të gjata dhe humbje të bagazheve.

Edhe Aeroporti i Prishtinës dje paralajmëroi për një skenar të tillë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *