Lajme

Taulant Balla paraqitet në SPAK

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.

Balla është thirrur për të dëshmuar çfarë informacionesh disponon për çështjen “Partizani”.

Ky kallëzim është bërë nga vetë Balla për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh.

Nëpërmjet kësaj padie Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e  Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.

Lexo më shumë  “Duhet ndryshuar Kushtetuta”, Loli: Kosova është peng i Listës Serbe dhe i opozitës që nuk pranon verdiktin e zgjedhjeve

Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku sot janë bërë ndërtime të reja.

Paraqitja e Taulant Ballës në SPAK vjen pasi më parë aty janë paraqitur Blendi Gonxhe, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Shqipëri dhe Dritan Lelës, Kryetari i Bashkisë së Vlorës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *