Bota

HIMARSi po bën gjëmën, Rusisë i vriten edhe dy prej pilotëve elitarë

Rusia ka mbetur pa dy nga pilotët më të mirë, pasi u vranë nga një raketë ukrainase, shkroi “DailyMail” të hënën.

Maksim Potyomin dhe Anatoly Stasyukevich u vranë më 8 korrik në Donetsk, pas sulmit me raketa amerikane të sistemit HIMARS.

Potyomin, 41-vjeçar, ishte pilot luftarak me gradën e nënkolonelit, ashtu sikur edhe Stasyukevich.

Vrasja e tyre, sipas mediumit britanik u bë e ditur ditë më parë, teksa sulmi me HIMARS u bë publik në fundjavë, nga babai i Potyominit, Aleksey.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

“Makina e djalit tim u godit nga një raketë HIMARS”, deklaroi Aleksey, që mban postin e kryetarit të Federatës Rajonale të Parashutizmit në Volgograd.

Në sulm mbeti i vrarë edhe nënkoloneli Sergei Mikhaylov, që komandonte një batalion.

Vrasja e kësaj treshe është ndër të shumtat që i janë shkaktuar Rusisë nga sistemet HIMARS të dhuruara nga SHBA-ja.

Ukraina ka gjithsej 16 sisteme të tilla në dispozicion.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *