Me gomone për në Angli/ Shpëtohen nga mbytja 48 emigrantë, shumica shqiptarë. Mes tyre 5 gra dhe tre fëmijë, si u prish motori në mes të detit dhe…
48 emigrantë, shumica prej tyre shqiptarë janë shpëtuar jashtë Gjirit të Sommes në Francë. Ata ishin duke kaluar me gomone 8 metra të gjatë në Pade-Kale me qëllim që të hynin në Britaninë e Madhe.
Gjatë udhëtimit atyre iu është dëmtuar motori i gomones dhe për pasojë kanë mbetur në det mëngjesin e sotëm.
Për këtë është dashur ndërhyrja e rojeve bregdetare franceze dhe skuadrat e tyre të shpëtimit për të bërë të mundur nxjerrjen në breg të 48 emigrantëve, shkruan France3. Shumica e emigrantëve ishin shqiptarë meshkuj, pesë gra dhe tre fëmijë.
Ekipet e shpëtimit i vendosën emigrantët në portin e Le Tréport duke i dërguar me ambulancë në urgjencë për të trajtuar problemet shëndetësore të tyre të mundshme.
Rruga Press