Lajme

Breshëri shkakton humbje kolosale te fermerët: Do kthehemi në emigracion

Reshjet e Breshërit kanë shkaktuar dëme të shumta në zonën e Devollit. Të prekur më së shumti kanë qenë fermerët, prodhimet e të cilëvë kanë pasur dëmtime të konisiderueshme, ndërsa shteti sipas tyre nuk i ka ndihmuar. Të gjendur në këtë situatë, ata shohin si zgjidhje vetëm emigracionin.

Ky është Admir Dushi, 64 vjec nga fshati Cangonj i Bashkisë Devoll. Prej 30 vitesh është marrë me kultivimin dhe prodhimin e kualiteteve të ndryshme të mollëve. Edhe pse disponon rreth 1 hektar mollë, ka marrë vendim drastik duke filluar prerjen e këtij fruti. Breshëri sipas tij dëmtoi në 80 % mollën  dhe nga institucionet nuk u është dhënë asnjë ndihmë. Përveç dëmit të shkaktuar nga kushtet atmosferike, subvencionet nga shteti kanë qënë pothuajse zero.

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

Kastriot Musta nga fshati Mançurisht ka rreth 2.5 hektarë prodhime, për të cilat ka investuar rreth 7 milion lekë të vjetra, por s’ka më asnjë shpresë. Musta ndër të tjera shprehet i revoltuar për qeverinë aktuale e cila po e detyron ti drejtohet emigracionit në moshën 50 vjeçare.

Medat Rusi shprehet se është penduar që u rikthye nga emigracioni e ndër të tjera  ironizon qeverinë dhe kryeministrin Rama, duke u shprehur se mund të vijojë të bëjë publicitete dhe reklama për detin dhe turistët. Sipas tij fermerët asnjëherë skanë pasur përkrahje nga shteti, pasi ku vit pas viti kanë pësuar humbje kolosale .

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Breshëri shkaktoi dëme të shumta në zonën e Devollit, ndërsa shteti nuk ka ndërhyrë për përmirësimin e situatës, duke i lënë ata në mëshirë të fatit./Syri.net/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *