Lajme

Bislimi viziton në Hagë Rexhep Selimin: Nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se sot ka vizituar në Hagë ish-deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, derisa ka parë edhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Bislimi përmes një përshkrimi të shkurtër të kësaj vizite thotë se Selimi ishte mirë i disponuar dhe i njoftuar në detaje për situatën aktuale politike.

Lexo më shumë  Pse Serbia kërkon të rihapë konsullatën e saj në Shkodër

“Sot vizitova në Hagë mikun tim Rexhep Selimin. Si gjithnjë i disponuar dhe me besim të plotë në drejtësi. Edhe pse larg Kosovës, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend”.

“Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup që po mbahej jashtëzakonisht mirë. Tri orë ikën si 30 minuta”, ka njoftuar Bislimi në Facebook.

Lexo më shumë  Die Presse rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *